Nuk zbatuan urdhrat e Vuçiqit, Radoiçiq dhunon brutalisht serbët e Kosovës në hotelin e tij
Gjithnjë retorika e Serbisë karshi Kosovës ka qenë se serbët në veri nuk janë të sigurt dhe se keqtrajtohen nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. E për ta vërtetuar absurditetin e kësaj retorike, na mjafton një foto ku Serbia dhunon brutalisht qytetarët e saj vetëm se nuk kanë zbatuar urdhërat e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit.
Milan Radoiçiç, udhëheqësi i sulmit të Serbisë më 24 shtator të vitit kaluar në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, mësohet se ka filluar të zbatojë një fushatë të egër dhune ndaj serbëve që i dalin kundër politikave të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.
RTK publikuar një foto në të cilin shihet Radoiçiç duke goditur një serb nga veriu i Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur në hotelin “GREY” në Kopaonik, në pronësi të Milan Radoiçiçit.
Pra pyetja që do shtrohej do të ishte, nga kush realisht janë të rrezikuar serbët në veri të Kosovës?