Lëvizja Besa: Sedat Sulejmani Shef i Shtabit të Besës dhe pjesë e shtabit të VLEN
Sedat Sulejmani do të jetë shef i shtabit të Lëvizjes Besa dhe pjesë e shtabit të VLEN kanë bërë të ditur nga Lëvizja BESA nëpërmjet një Kumtese për mediat.
“Jemi në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Lëvizja BESA, është duke zhvilluar çdo përgatitje për zgjedhjet historike që do të mbahen pas disa muajve. Kryetari i partisë, Bilall Kasami me autorizim të Kuvendit Qendror të partisë për shef të shtabit zgjedhor ka zgjedhur, Sedat Sulejmanin. Sulejmani do të jetë edhe pjesë e shtabit të koalicionit Opozitar, VLEN”, thuhet në Kumtesën e Lëvizjes BESA./tvklan.mk