Maqedoni

VMRO thirrje pushtetit: Votoni ligjin për zgjatjen e afatit të pasaportave

Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së është përgjegjëse, sipas VMRO-së, për katastrofën me nxjerrjen e dokumenteve personale dhe të udhëtimit. Nga partia e Mickoskit bëjnë thirrje që të votohet Ligji i propozuara nga ata, për zgjatjen e afatit të pasaportave.

“LSD dëshmoi edhe një herë paaftësinë e saj. Pritja pompoze e formularëve në kufi nga Bojmacalijev edhe njëherë u kujtoi qytetarëve menaxhimin katastrofik të vaksinave. Si atëherë me vaksinat, ashtu edhe me pasaportat tani, qytetarët po vuajnë nga paaftësia e LSD-së. Në vend që të mirëpresë me bujë formularët, Bojmacalijev si shef i kabinetit të Spasovskit, duhet t’u kërkojë falje qytetarëve që i kanë lënë pa pasaporta, që nuk kanë plan për të menaxhuar tërë operacionin, për uljen e porosive me anekse nga 400 mijë në disa dhjetëra mijëra. Kujtojmë se në fund të vitit 2023, Spasovski dhe Bojmacalijev i bindën qytetarët se do të mund t’i sigurojnë dokumentet e tyre personale dhe të udhëtimit në kohën e duhur, në përputhje me afatin që ata si Qeveri e kishin vendosur më 14 shkurt 2024. Në atë moment kur i bënë këto deklarata, e dinin se ishin mbi 100 mijë persona të fotografuar me të dhëna të përpunuara, por pa formularë për të printuar dokumente, diçka që ata e shkaktuan. Qytetarët e fotografuar në muajin nëntor nuk kanë mundur të marrin dokument me muaj të tërë, as në procedurë të rregullt dhe as në procedurë ekspres, gjë që bie tërësisht në kundërshtim me afatet e lëshimit. Me këtë i vunë në ‘paraburgim shtetëror’ mbi 600 mijë qytetarë të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e VMRO-së./tvklan.mk