Maqedoni

Toshkovski: Shqipëria ka mirëkuptim për problemet e Maqedonisë me dokumentet personale

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev sot (23.02.2024) zhvilluan një takim pune me ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.

Në takim, ministri Toshkovski falënderoi për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy ministrive të Punëve të Brendshme dhe veçanërisht me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë. Ministri Toshkovski poashtu falënderoi për mirëkuptimin që ka Republika e Shqipërisë lidhur me problemin e dokumenteve personale.

Ambasadori Reka po ashtu falënderoi për bashkëpunimin e pasur në të gjitha fushat e deritanishme, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, operacionet kufitare dhe shprehu besimin se ai do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen, veçanërisht në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.