Berisha: Sonte, më i fortë se kurrë është premtimi ynë se PD do të fitojë, se opozita do të fitojë, se Shqipëria do të fitojë
Gjatë fjalës së tij në protestën madhështore, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, sonte më i fortë se kurrë është premtimi ynë se PD do të fitojë, se opozita do të fitojë, se Shqipëria do të fitojë.
Pjesë nga fjala e kryetarit të PD-së, Sali Berisha:
Ju jeni heronjtë e vërtetë sepse nuk iu dorëzuat frikës kur u arrestua politikisht lideri juaj, por krijuat Rrugën e Shpresës, duke sjellë dritë në momentet më të errëta më zemrat e shqiptarëve.
Ju jeni heronj të vërtetë dhe unë sot ndjehem më krenar se kurrë për secilin prej jush, sepse tentuan t’u zhdukin me armën e tmerrshme të korrupsionit transnacional, me gjykata të korruptuara, me McGonigalër dhe të tjerë, me sulme mediatike, por ju prapë jeni këtu më shumë se kurrë, më të bashkuar se kurrë, më të fortë se kurrë.
Mirënjohje, mirënjohje, mirënjohje pa kufi për ju!
Por sonte, më i fortë se kurrë është premtimi ynë se PD do të fitojë, se opozita do të fitojë, se Shqipëria do të fitojë.
Rroftë opozita shqiptare!
Zonja dhe zotërinj, Shqipëria do të fitojë sepse sot Shqipëria beson. Një histori epike kjo që kaluam këto dy vite të dashur miq.
Sot është rikthimi i PD, sepse fituam kundër një agresioni që na u bë dhe u bashkuam.
Sot është rikthimi i opozitës shqiptare, më e fortë dhe e orientuar se kurrë në betejën pa kthim kundër pushtetit monist të Edi Ramës.
Por në fakt miq, sot është rikthimi i Shqipërisë, sepse sot në masivitetin tuaj, në energjinë tuaj, në bashkimin tuaj, ka ndezur besimi te të gjithë shqiptarët.
Dhe besimi është kushti i të gjitha kushteve për çdo fitore.
Historia na mëson se pushteti merret në momentin kur ti fiton besimin.
PD erdhi në pushtet për herë të parë në vitin 1992. Por, po ky ishte vetëm realiteti i një procesi që nisi me besimin në fitore.
Momenti i vërtetë që çdo demokrat e kuptoi se kishim marrë pushtetin, ishte një vit para se të fitonim zgjedhjet. Ishte pikërisht dita kur rrëzuam shtatoren e satanit 33 vjet më parë.
Sepse duke rrëzuar shtatoren, rrëzuam një mit fals.
Duke rrëzuar shtatoren, ne ndezëm besimin që mungonte në 47 vite.
Dhe ishte ky besim që na solli fitoren, përballë të gjitha pengesave që na nxorën.
Sepse kur beson në fitore, nuk ka forcë që mund ta vjedhë atë prej nesh.
Kur beson në fitore, nuk ka sulm që nuk përballohet.
Kur beson në fitore, edhe Zoti i madh rreshtohet në krahun tënd.
Lavdi Zotit!