Sela: Sot, Shtëpia jonë u bë me themel më të fuqishëm
Të dashur delegatë, të dashur anëtarë të Aleancës për Shqiptarët, FALEMINDERIT!
Sot, Shtëpia jonë u bë me themel më të fuqishëm. Këtë shtëpi do ta ruajmë, ashtu siç e ndërtuam dhe nuk do të lejojmë as të shitet, as të falet.
Na priftë e mbara në suksese të reja! (Ziadin Sela)
Kongresi IV i jashtëzakonshëm zgjodhi Ziadin Selën, Kryetar të Aleancës për Shqiptarët
Nga 591 delegatë të pranishëm në Kongresin IV të jashtëzakonshëm, me votë unanime, Ziadin Sela u zgjodh Kryetae i Aleancës për Shqiptarët.
Paraprakisht delegatët miratuan iniciativën e Kuvendit të Partisë, për shkarkimin e ish kryetarit, Arben Taravari, për shkak të shkeljeve të shumta statutare të cilat janë konstatuar nga komisioni statutaro-juridik dhe të njëjtat u shpalosën para delegatëve.
Të pranishmëve në Kongresin e sotëm, ju drejtuan Nënkryetarja, Ilire Dauti, Sekretari Organizativ, Isen Shabani, Kryetarja e Asamblesë, Vjollcë Berisha, Sekretari i Përgjithshëm, Krenar Lloga dhe në përmbyllje, pas marrjes së besimit të delegatëve, fjalë rasti mbajti edhe Kryetari, Ziadin Sela.
Kryetari Sela u zotua se do të vazhdojë të punojë edhe më fuqishëm në mbrojtjen dhe forcimin e Aleancës për Shqiptarët, si shtëpi e gjithë anëtarëve dhe gjithë shqiptarëve, si dhe do të mbrojë të gjithë anëtarët e denjë të partisë të cilët nuk e braktisin shtëpinë për asnjë çmim. Ai u shpreh i bindur se edhe këtë sfidë, si shumë sfida të tjera, ASH do ta tejkalojë me sukses dhe do të triumfojmë.
Në Kongresin e sotëm u miratuan edhe ndryshime statutare me propozim të komisionit statutaro-juridik dhe me mbështetje të gjithë delegatëve të pranishëm.
https://www.facebook.com/share/p/7TkeGoLV8T9Uo9w8/?mibextid=WC7FNe