Maqedoni

ASh-ja sot do të nënshkruaj bashkëpunimin me LEN-in

Deklarata për bashkimin e forcave opozitare shqiptare do të nënshkruhet sot në Shkup.

Deklarata do të nënshkruhet nga liderët e Aleanca për Shqiptarët Arben Taravari dhe partitë opozitare shqiptare, të bashkuara në koalicionin “Lidhja Evropian për Ndryshim” – Izet Mejiti i Lëvizjes Demokratike, Afrim Gashi i Alternativa dhe Bilal Kasami i Lëvizjes Besa.

Kryetari i ASh-së, i cili është edhe kryetar i komunës së Gostivarit, Taravari pardje ka paralajmëruar se do të jetë kandidat për kryetar të shtetit. Kandidimi i tij, siç tha ai, është propozim i Kryesisë së ASh-së, me mbështetjen. Ai bëri të ditur se do të kandidojë duke dorëzuar 10 mijë nënshkrime, të cilat pret t’i mbledhë brenda dy ditësh.