Gjermanët të interesuar të riinvestojnë në Maqedoni të Veriut
Pothuajse 70 për qind e të gjithë investitorëve do të riinvestonin në Maqedoninë e Veriut. Kjo është bazë solide për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike gjermano-maqedonase, porositën zëvendësambasadori gjerman Oto Graf dhe kryetarja e shoqatës së biznesit maqedono-gjerman Mirjana Simonovska Quka në një deklaratë të përbashkët mbi sondazhin e klimës biznesore në vend të zbatuar nga delegacioni biznesor gjerman në Maqedoni të Veriut.
Si edhe çdo vit nëpër botë, edhe këtë vit, theksojnë ata, delegacioni biznesor gjerman në Maqedoninë e Veriut zbatoi sondazh të klimës biznesore, i cili u informua për mendimin e kompanive anëtare.
“Siç pritej, komuniteti biznesor është e shqetësuar për pasojat e pandemisë së Kovid-19. Anëtarët e shoqatës së biznesit gjithashtu përmendën problemet me kushtet ligjore dhe politike”, thanë ata në deklaratë dhe shtuan se delegacioni biznesor gjerman dhe Ambasada e Gjermanisë do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë konfidenciale me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar këto kushte të dakorduar.