Maqedoni

Ali Ahmeti kandidat i mundshëm i BDI-së për President

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mund të jetë kandidat i BDI-së për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Këtë e la të kuptohet në deklaratën e dhënë për Indeksonline gjatë një vizite të tij në Prishtinë. Ahmeti ka thënë se vendimet për çështjet e këtilla i sjellin organet e partisë.

“Për këto çështje vendoset në organet e partisë, BDI-së, akoma nuk ka një seancë të tillë për ti shqyrtuar temat, opsionet me të cilat do të përballet në këto zgjedhje BDI. Do të thotë opsionet janë të hapura”, tha Ali Ahmeti

Qëndrimi i këtillë i kreut të BDI-së, vjen një ditë pasi kryetari i Kuvendit shpalli datën e zgjedhjeve presidenciale. Për momentin, kandidatin për president e ka vendosur vetëm opozita shqiptare, ndërsa në LSDM vazhdojnë procedurat brenda partiake për të zgjedhur landidatin e tyre, ku një ndër emrat që përflitet është presidenti aktual Stevo Pendarovski. Nga VMRO-DPMNE thonë se deri në fund të muajit do të dihet kandidati i tyre për president.