Maqedoni

Zejdi: Dje jam takuar me Ali Ahmetin, u dakorduam në shumë pika të përbashkëta

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi në një deklaratë për TV21 tha se dje ka pasur takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell TV21.

Zejdi tha se në takim është folur për bashkëpunim eventual në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, Rexhepi thotë se me Ahmetin janë pajtuar që të diskutohet në nivel komisionesh për bashkëpunimin e mundshëm.“Dje bile kishim edhe një takim me kryetarin e BDI-së, ku diskutuam mundësinë e bashkëpunimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, kishte bisedime të detajuara dhe ato që për ne është shumë e rëndësishme është që platforma jonë programore të jetë pjesë përbërëse e procesit zgjedhor, qoftë me BDI-në me Frontin Europian, qoftë nëse nesër ka ndonjë ofertë me frontin opozitar. U dakorduam në shumë pika të përbashkëta dhe besoj që e lam që në nivel komisionesh të diskutohen detajet rreth platformës programore, në momentin që do të ketë konkret diçka atje, do të japim deklaratë publike”, tha Rexhepi për TV21.