Tërhiqet Zulfi Adili, Abdush Demiri pritet të zgjedhet anëtar i KSHZ
Komisioni i Kuvendit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve për nesër në orën 13 caktoi seancë me pikën e vetme të rendit të ditës – Përcaktimin e propozim-vendimit për zgjedhjen e anëtarit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në bazë të propozimeve të partive politike, raporton MIA.
Në një deklaratë të shkurtë për MIA-n deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli konfirmoi se kandidati Zylfi Adili i propozuar nga Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës e ka tërhequr kandidaturën dhe se në “garë” për anëtar të KSHZ-së mbetet kandidati i propozuar nga koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshim – Abdush Demiri.
Opozita shqiptare tashmë një periudhë të gjatë e bojkoton Kuvendin me deputetët e saj për shkak të asaj që nuk zgjidhet propozimi i tyre për anëtar të KSHZ-së.
Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili sot mori pjesë në hapjen e shkollës rajonale të rinovuar SHFK “Strasho Pinxhur” në fshatin Tarincë në Komunën Karbincë theksoi se me tërheqjen e njërit prej kandidatëve për anëtar të KSHZ-së, janë hapur mundësitë që Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ta zgjedhë anëtarin e shtatë të KSHZ-së. Me këtë, siç tha, tejkalohet problemi me vendin e zbrazët në KSHZ, ndërsa të cilin duhet ta plotësojë anëtarin e opozitës shqiptare.
“Ajo që është e mirë dhe që dua ta përmend sot është se informacionet të cilat i kemi se problemi që ka ekzistuar në Komisionin e Zgjedhjeve dhe Emërimeve, gjegjësisht me mostërheqjen e dy anëtarëve për plotësimin e vendit të zbrazët për opozitën shqiptare, një nga kandidatët i ka tërhequr dokumentet. Kështu që, janë hapur mundësitë që në Komision të meret vendim dhe ta dërgojmë në seancë plenare, domethënë material në bazë të të cilit një nga kandidatët, mendoj se quhej Abdush Demiri do të jetë kandidat për plotësimin e vendit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha Micevski.
Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë një vend në KSHZ mbeti i zbrazët. Për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë paraqitur dy kandidatë – Abdush Demiri, i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshime dhe Zulfi Adili i mbështetur nga Partia Popullore Evropiane e Arjanit Hoxhës.
Më 18 dhjetor, Lidhja Evropiane për ndryshim propozoi Abdush Demirin për anëtar të KSHZ-së. Ata prej kohësh kërkojnë që Kuvendi të veprojë sa më shpejtë në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse, të cilët theksojnë se opozita duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Pas emërimit të Krenar Llogës si ministër i Drejtësisë u zbraz një vend në KSHZ i cili duhet të plotësohet me përfaqësues nga opozita.
Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski sot pasdite ka zyrtarisht ka shpallur zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024. Zgjedhjet e shtata presidenciale, do të mbahen më 24 prill, ndërsa zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj. Nëse do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ato do të përkojnë me zgjedhjet parlamentare dhe do të mbahen më 8 maj.