BDI akuzon Pendarovskin për lojërat e fatit, thotë se po tregon “përralla mbas darke”
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reagua për vendimin e presideentit Pendarovski për mos dekretimin e ligjit për lojërat e fatit.
Nga BDI thonë se ky vendim i Pendarovskit është për keqardhje.
“Dy vite me radhë, opozita bllokonte ligjin për largimin e kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijët tanë. Motivet i njohim të gjithë.
Pas të gjitha bllokadave dhe obstrukcioneve, shumica parlamentare më në fund e miratoi ligjin i cili u përshëndet nga të gjithë qytetarët, shqiptarë, maqedonas, turq, rom, serbë, boshnjak dhe të gjithë të tjerët, në veçanti nënat me bekimin “na i shpëtuat fëmijët”, si edhe nga shoqatat antibixhoz.
Besimin e deputetëve dhe qytetarëve që e mbështetën atë si dhe gjithë këtë betejë për largim të kazinove dhe bastoreve nga shkollat dhe fëmijët tanë, për dyfishim të tatimeve dhe rritje të hyrave buxhetore dhe vështirësim të procedurave për hapje dhe zgjerim të industrisë, Pendarovski e hodhi në shportën e plehrave, zgjodhi anën e bastoreve dhe kazinove.
Arsyetimin se qenka “keqpërdorur” flamuri europian për miratimin e ligjit është përrallë mbas darke, imagjinoni, s’paska patur vërejtje për përmbajtjen por për procedurën”, thonë nga BDI.
Nuk dorëzohemi nga kjo betejë, shtojnë nga atje, dhe jemi të bindur se të gjithë deputetët me ndërgjegje të pastër janë në anën kundër bastoreve dhe kazinove.