Maqedoni

MPPS s’është pengesë për rritjen e pagave

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka bërë të ditur se profesorët e Universitetit Shën Kirili dhe Metodiji duhet të kenë rritje pagash në bazë të Marrëveshjes Kolektive, pasi kjo e fundit është e vlefshme. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski ka takuar rektoren e USHKM-së, Biljana Angelova me çrast edhe është gjetur zgjidhje për njohjen e marrëveshjes kolektive individuale të USHKM-së. Madje, ministri Vellkovski i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe të Financave që të gjejnë zgjidhje të shpejtë për njohjen e marrëveshjes kolektive dhe rritjen e pagave. Meqenëse nënshkruesit e marrëveshjes kolektive të lidhur në mes të Kuvendit dhe USHKM-së kanë vepruar në përputhje me dispozitat e Ligjit, lidhur me këtë lloj marrëveshjeje, Ministria e Punës Sociale konsideron se nuk ka asnjë pengesë ligjore për zbatimin e saj dhe veprimin e mëtutjeshëm. Ndërkohë, nga Sindikata e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi thanë se deri të mërkurën mbeten në pritje të takimit me kryeministrin teknik, Talat Xhaferi. Në rast se nuk ka takim, nga Sindikata thanë se do të vijojnë me protesta.