Maqedoni

Taravari: Mersim Maksuti i bashkohet ASH-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se profesori Mersim Maksuti do të jetë pjesë e Aleancës për Shqiptarët.

“Profesori Mersim Maksuti është ligjërues në disa universitete dhe ekspert i të Drejtës kushtetuese, hartues i shumë ligjeve dhe njohës i mirë i rrethanave politike. Nga sot, ai kontributin e tij do të vazhdojë ta japë në të mirën e përgjithshme dhe të ardhmen më të mirë për të gjithe ne me Ndryshimin e 8 majit”, ka shkruar Taravari.