Toshkovski: Lejet e vozitjes vazhdojnë deri në fund të vitit edhe jashtë Maqedonisë
Me 90 vota pro, deputetët e Kuvendit Republikan miratuan ndryshimet në Ligjin për siguri në trafik, me çrrastë zgjatet vlefshmëria e lejeve për vozitje dhe të njëjtat do të vlejnë deri në fund të vitit, gjegjësisht 31 dhjetor 2024.
Sipas ministrit të brendshëm, Toshkovski, kjo do të thotë se lejet vazhdojnë edhe jashtë, transmeton Lideri.mk, e jo vetëm brenda Maqedonisë. Kete ai e ka thënë në Top Tema në Televizionin Telma.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rreth 525.000 patentë shoferë aktivë janë shtypur me emrin e ri të shtetit, ndërsa 272.000 patentë shoferë mbeten të vlefshme me emrin e vjetër. Këto janë patentë shoferë të vlefshëm që nuk janë rinovuar me emrin e ri, thotë ai, duke falënderuar qytetarët dhe mediat “që në 24 orët e kaluara ushtruan presion ndaj aktorëve politikë në Kuvend që të votojnë ndryshimet e propozuara në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit./Lideri