Maqedoni

Kovaçevski: Unë do të jem sërish kryeministër!

Ish kryeministri dhe kreu aktual i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski është zotuar se pas zgjedhjeve të 8 majit ai do të rikthehet në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përcjell tvklan.mk. Kovaçevski u shpreh se LSDM dhe koalicioni pro-evropian, sipas tij do t’i fitojnë zgjedhjet parlamentare.

“Unë do të jem sërish kryeministër dhe qeveria pro-evropiane që do të drejtoj do të jetë qeveria që do të sigurojë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Për të formuar qeverinë në përputhje me ligjet në fuqi në vend, kërkohet një shumicë prej 61 mandatesh dhe LSDM-ja dhe koalicioni pro-evropian do të kenë shumë më tepër mandate parlamentare, të cilat do të sigurojnë vazhdimin e rrugës evropiane, por edhe zbatimin e qetë të politikave që do të nënkuptojnë jetë më të mirë për qytetarët”, ka thënë kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski./tvklan.mk