Skandaloze: Në vend të besimtarëve të vërtetë, BFI në “Umre” dërgon inspektorë policorë që ndihmuan Shaqir Fetahun?!
Burime të larta në BFI tshprehen të shqetësuar lidhur me një pjesë të emrave që janë gjendur në listën e personave të përzgjedhur prej BFI-së, e që kanë udhëtuar ditët e fundit në Mekë dhe Medine pa pagesë për të kryer “Umren”.
“Umre është një ibadet i rëndësishëm në fenë Islame. Jemi të shqetësuar që në vend se BFI t’u mudësojë udhëtim pa pagesë besimtarëve të devotshëm që nuk kanë kushte ekonomike për të vizituar vendet e shenjta, ka dërguar inspektorë policorë që ndihmuan Shaqir Fetahun ta ruajë postin. Mendoj se ata kanë udhëtuar atje më tepër për shkaqe turistike, se sa për bindjet fetare. Kjo është sjellje krejtësisht anti islame udhëheqësisë së BFI-së”, kanë komentuar burimet tona.
Ata i kanë mundësuar gazetarëve të mediave të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe atyre të Zhurnali-t, qasje deri te lista me emrat e insektorëve policorë që janë dërguar në Umre. Pas konsultimeve plotësuese me avokatët tanë, do të vendosim nëse do të publikojmë këtë listë të plotë.
Ndërkohë, në funksion të transparencës dhe objektivitetit para lexuesve, Zhurnal parashtron pyetjet publike në vijim deri te BFI dhe kryetari i saj, Shaqir Fetahu:
“Kush ka udhëtuar në Umre me shpenzime të BFI-së?
A ka në mesin e tyre inspektorë policorë dhe sa janë?
Në bazë të cilave kritere është bë përzgjedhja e personave të dërguar?”.
Shpresojmë se BFI do të na nderojë ne dhe opinionin me përgjigje të shpejta ndaj këtyre pyetjeve.