LSDM: Hynë në qeveri dhe ndryshuan “kasetën” – VMRO gënjeu për pasaportat!
LSDM-ja e Dimitar Kovaçevskit i është përgjigjur kritikave të VMRO-DPMNE-së, duke shtuar se partia e Mickoskit ka ndryshuar qëndrimet pasi ka hyrë në qeveri, përcjell KlanM.
“DPMNE deri para pak ditësh gënjeu qytetarët se do ta zgjidhin problemin me lëshimin e pasaportave. Ata thanë se MPB-ja nuk ka punuar me të gjitha kapacitetet, se Spasovski nuk mund ta zgjidhë problemin, se do ta zgjasnin afatin e pasaportave të vjetra me ligj. Kjo ishte para se DPMNE-ja të hynte në Qeverinë teknike e kur hyri në Qeveri, DPMNE-ja ndërroi kasetën. Papritur nuk ka asgjë nga ligji, thonë se MPB-ja punon me kapacitet të plotë, se problemi nuk zgjidhet”, thuhet në reagimin e LSDM-së.