Maqedoni

Drejtori Driton Nebiu dhe AMPK me donacion rekord për nxënësit e Strugës filluan vitin 2024 (Video)

Siç përfundoi vitin 2023, drejtori i Agjencionit për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar (AMPK) Driton Nebiu edhe në vitin 2024 vazhdon shpërndarjen e donacioneve me të njëjtin ritëm, e madje me ritëm të shtuar. Me fillimin e vitit të ri shkollor, Nebiu në koordinim me punononjësit e Agjencionit, vendosën që këtë vit ta nisin duke i gëzuar nxënësit e shkollave fillore të Komunës së Strugës. Në koordinim paraprak me drejtorët ata vizituan shkollat ​​fillore në f Delogozhd, f.Koroshishtë, f.Livadhi, f.Zhepin, f. Poum, f.Bogovicë, f.Tatesh i Epërm, f.Tateshi i Poshtëm, f.Veleshta, f.Dobovjane, f.Oktis, f.Belica e Poshtme, f.Ladorishtë, f.Zagraçan, f.Frëngovë, f.Fierisht, f.Shum dhe Struge ne SHFK Niko Nestor, u shpërndanë pako me mjete shkollore dhe veshmbathje për mbi 1650 nxënës.

Nebiu premton se donacionet do të vazhdojnë dhe se do të jenë vazhdimisht afër atyre që kanë nevojë për mbështetje nga ky institucion.

Video në LINK.