Familja nga Gostivari vuan për bukën e gojës! Ndihmoni dhe shpërndajeni (VIDEO)
Kjo rrugë përplot me baltë të çon në shtëpinë e fundit në fshatin Gradec të komunës së Vrapçishtit.
Aty jeton Shpresa Selami bashkë me djalin Habilin, i cili është 10 vjeçar.
Ata janë në një gjendje të vështirë financiare, sepse jetojnë vetëm me 3000 denarë ndihma sociale.
Frigoriferin gjithnjë e kanë bosh.
Çatia pikon, frigoriferi bosh/ Familja skamnore nga Gradeci kërkon ndihmë
“Bamirësit ma kanë ndërtuar për hatër të një motre myslimane, ndërsa problem është se më ka hy ujë në shtëpi dhe ma ka dëmtuar të gjithë shtëpinë. S’di ku të rri, në gjendje të rëndë jam, ja vet si e shihni. Marr ndihma për djalin, tash i rregullova dokumentet edhe për vete në 2024.
Ama nuk dalin 3000 denarë, a të hash a të pish. Kam edhe borxh në dyqan dhe nuk mund që t’i paguaj. Ja dalë si më sheh, kërkojmë ndihmë për bukë. Për djalin ta rregulloj këtë dhomën pasi që bora ma ka prish.”- tha Shpresa Selami.
Ajo bën apel për ndihmë. Thotë se djali ndonjëherë nuk shkon as në shkollë, sepse nuk ka çfarë të vesh.
“Djali 10 vjet është, klasa gjashtë është, nuk kam edhe ushqim. Nuk e dërgoj edhe në shkollë, më vjen shumë keq. Vetë nënë vetë babë dhe me gardërobe nuk ka asgjë. I lutem bamirësit kush ka mundësi të më ndihmojmë për hatër të djalit dhe këtë shtëpi ta rregullojmë. Vërtet unë ftohët kam tre natë , vërtet i lutem që të ndihmojnë që këtë shtëpi ta rregulloj si gjithë të tjerët që jetojnë, të jetojë edhe unë.”
E lamë këtë familje me shpresë se bamirësit do t’i dalin në ndihmë, që edhe ata të kenë një jetë më të mirë.
Habil Selami 072-768-247