Maqedoni

Lloga: Momenti i sotëm kërkon unitet të politikës shqiptare, 8 nga 16 ministrat plus kryeministri, për herë të parë janë shqiptarë (Video)

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga në një intervistë për Klan Kosova ka folur për zgjedhjen e kryeministrit shqiptar, Talat Xhaferi.

“Në këtë përbërje qeveritare përveç që janë tetë ministra shqiptarë, është edhe kryeministri shqiptarë, kjo i jep peshë kësaj qeverie, është kryeministri i tretë shqiptar dhe i katërti pas Abazoviqit në rajon”.

“Ndihem shumë i lumtur që me votat e Aleancës për Shqiptarët u bë edhe kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut, është një moment që duhet të tregojë unitetin e faktorit shqiptar në Maqedoni të Veriut. Kryeministri për 100 ditë do të përfaqësoj Maqedoninë e Veriut në rajon, dhe më gjerë.”, deklarok ministri Lloga.

shiko intervistën KETU