Maqedoni

Shkup, letërnjoftimet dhe lejet e vozitjes do të dërgohen në adresat e shtëpive

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se me qëllim të lehtësimit dhe përshpejtimit të procesit të ndërrimit të dokumenteve personale, në territorin e Shkupit ka filluar zbatimin e pilot projektit për dërgimin e letërnjoftimeve të bëra tashmë dhe patentë shoferëve në adresat e shtëpive, përmes stacioneve policore.

Nga aty theksojnë se ky pilot projekt zbatohet vetëm në Shkup.

MPB njofton se të shtunën (27.01.2024) sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme do të jenë të hapura në objektet në Beko dhe MRTV (nga ora 08:00 deri në 16:00).

Kujtojmë se për letërnjoftimet është vazhduar afati i vlefshmërisë.

MPB-ja informoi se qytetarët se letërnjoftimet me emrin e shtetit “Republika e Maqedonisë” që kanë afat, gjegjësisht nëse afati nuk ka kaluar, do të vazhdojnë të vlejnë edhe pas 12 shkurtit të vitit 2024.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut duhet të ndryshojnë dokumentet personale deri më 13 shkurt të vitit 2024. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

Neni 10 i Marrëveshjes së Prespës rregullon pjesën për përdorim ndërkombëtar të dokumenteve dhe për përdorim të brendshëm të tyre, por, që mund të përdoren edhe jashtë vendit siç janë: letërnjoftimi, pasaporta dhe patentë shoferi. Marrëveshja thekson dokumentet duhet të rinovohen në përputhje me emrin e ri dhe kushtet e specifikuara në nenin 1, paragrafi 3 i Marrëveshjes, jo më vonë se pesë vjet pas hyrjes në fuqi. Duke pasur parasysh se Marrëveshja ka hyrë në fuqi në shkurt 2019, dokumentet duhet të ndryshojnë në shkurt të vitit 2024.

Në mars të vitit të kaluar, letërnjoftimi prej 190 denarë është shtrenjtuar 310 denarë. Pasaporta për personat mbi 27-vjeç nga 1.500 në 2.000 denarë, ndërkaq patenta e shoferit prej 280 në 410 denarë