Drejtori i Fondit Pensional Invalidir Arsim Hasani priti në takim delegacion nga Banka Botërore
Drejtori i FSPIMV, Arsim Hasani sot ka pritur në takim pune përfaqësues nga banka botërore z. Bojan Shimbov, znj. Ana Krsteska dhe z. Martin Moesinger, me të cilët është duke punuar në një projekt për vlerësimin e kujdesit afatgjatë për të moshuarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24
“Ky projekt synon të rrisë dhe zhvillojë projeksionet dhe kornizën e shpenzimeve të projektuara për financimin e kujdesit afatgjatë të personave të moshuar në Maqedoninë e Veriut, pasi aktualisht është e ndarë në nënndarje të ndryshme, si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e financimit të duhur, veçanërisht në lidhje me plakjen e ardhshme të popullsisë së përgjithshme në Vend.
Popullsia e moshuar në Maqedoninë e Veriut ka nevojë për mbështetje afatgjate nga sektorët e shëndetësisë dhe kujdesit social, duke përfshirë mbështetjen në administrimin e multimorbiditeteve. Nisur nga këto pikëpamje, Banka Botërore në bashkëpunim me institucionet e sipërpërmendura në këtë projekt do të vlerësojë statusin e mbështetjes për kujdesin afatgjatë për të moshuarit, ofrimin dhe financimin e tyre në sektorin e shëndetësisë dhe atë social.” shkruan Hasani, përcjellë Top24
Në zhvillimin e procesit të punës së Fondit, u diskutua lidhur me aktivitetet e zbatuara dhe financimin e shtëpive të pensionistëve, me të cilat administron FSPIMV si dhe aktivitetet e planifikuara në të ardhmen.