Policia e Kosovës “godet” sërish ktiminelët në Veri (Video)
Policia e Kosovës ka konfiskuar të mërkurën 59 makina për prodhimin e kriptovalutave në dy shtëpi në Mitrovicë të Veriut.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Sot në orët e paradites pas pranimit të informacioneve nga qytetarët, policia ka ndërhy në dy shtëpi në Mitrovicën e Veriut ne rrugën ‘Çeta e Minatorëve’ dhe ka konfiskuar 59 makina për mihjen e kriptovalutave”, ka deklaruar Elshani.
Lexo më shumë Ambasadori britanik i dhuron ATK-së dron dhe pajisje tjera profesionale
Ai tutje ka thënë se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar.
“Dogana e Kosovës i ka pranu këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, është shprehur Elshani.
Dogana e Kosovës i ka pranu këto duke marr parasysh se kjo është kundërvajtje doganore. Nuk ka të arrestuar”, është shprehur Elshani.