Opinion

Sali Berishën nuk e mposhtin dot as Rama, as Vuçiqi, as SKRAPi, e as nëse u vjen në ndihmë Putini!

Shkruan: Ylber Pilku, Nju Jork
Beteja e Edi Ramës kundër doktor Sali Berishës është që në fillim e humbur. Berishën nuk e mposhtin dot Edi Rama e Vuçiqi, as SKRAPi e madje nëse u vjen në ndihmë edhe Putini bashkë me Lavrovin. Është e humbur kjo betejë e udhëhequr nga dyshja Rama-SKRAP-i, të fuqizuar me miliardat e krimit e korrupsionit, sepse dr Berisha nuk e ka bazuar ndërtimin e karrierës së tij tek mbështetja nga “kompanitë” e bananave të Ekuadorit e Meksikos (lexo: bandat e drogës).

Karrierën e tij politike Sali Berisha e ka ndërtuar duke anëtarësuar vendin në NATO dhe duke hapur rrugë për anëtarësim në BE, të cilën qëllimisht sot e ka mbyllurEdi Rama, duke i dhënë argumente të panevojshme Greqisë për të na bllokuar.
Sali Berisha nuk mund të mposhtet, sepse ai është kalitur në përqafim të presidentit legjendar Xhorxh Bush, e jo në përqafimin e Vuçiqit e Lavrovit.
Berisha nuk mund të mposhtet, sepse ai Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan i sheh si pjesë e barabartë e Evropës së bashkuar, e jo si provinca të Open Ballkanit me kryeqytet Beogradin.