Gjykata merr vendim ndaj dy të miturve të dyshuar për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva
Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve Artiol Abdullahut dhe Elton Kadrit për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Zejnullahu.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
“Është marrë vendimi ndaj tyre, tashmë iu është caktuar masa dhe janë dërguar në mbajtje”, shkruan Insajderi.
Si ndodhi ngjarja?
Lulzim Zejnullahu, 18-vjeçar, mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur.
Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda.
Tashmë i ndjeri vdiq të shtunën, pasi nuk i përballoi plagëve të marra. Në një video të shpërndarë nga mediat, Zejnullahu shihet të jetë goditur me shufër metalike pamëshirshëm nga njëri prej të dyshuarve.