Kosovë

50 ditë burg për Xhavit Halitin nëse nuk dëshiron të paguajë gjobën 1.000 euro

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti për sulm fizik ndaj deputetit të LDK-së, Arben Gashi, duke e dënuar me 1 mijë euro gjobë.

Sipas aktgjykimit, Haliti obligohet që gjobën prej 1 mijë euro ta paguaj në afate prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë se këtij vendimi.

Në aktgjykim po ashtu thuhet se, në rast se i njëjti nuk dëshiron ose nuk mund ta paguaj dënimin me gjobë, gjykata do t’ia zëvendëson dënimin me gjobë në dënim me burgim duke ia llogaritur një ditë burgim me 20 euro gjobë.

Gjykatësi Driton Berisha, bëri të ditur se detajet mbi dënimin e Halitit do jepen pas përpilimit të aktgjykimit.

“I akuzuari Xhavit Haliti, është fajtor sepse më datë, 18 maj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës më dashje ka sulmuar deputetin Arben Gashi, duke e shtyrë më krahë dhe brrylë në gjoks, më çka ka kryer veprën penale “Sulm”.

Komfort dispozitave ligjore, e gjykon më gjobë më shumë prej 1 mijë euro, të cilat i akuzuari është i obliguar t’i paguajë në afat prej 15-ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij gjykimi. Nëse i akuzuari nuk dëshiron ose nuk mund të paguajë dënimin më gjobë, gjykata ia zëvendëson dënimin më gjobë në dënim më burgim duke ia llogaritur një ditë 20 euro të gjobës.

Detyrohet i akuzuari që t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale, aq sa do të jenë sipas llogarisë përfundimtare të kësaj gjykate, ndërsa shpenzimet sipas paushallit gjyqësorë i caktohen në shumën prej 60 euro”, ka thënë gjykatësi.

Haliti obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën prej 60 euro dhe në emër të kompensimit të Fondit për viktima shumën prej 20 euro”, ka thënë Berisha./IndeksOnline/