September 28, 2024
Maqedoni

Dramë në aeroportin e Beogradit për shkak të fluturimit nga Shkupi

Rreth 800 persona aktualisht ndodhen në një nga katet e aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, ku po bëhet evakuimi i udhëtarëve për shkak të kontrolleve të sigurisë, raporton Blitz.

Siç kanë kuptuar mediat, kjo mund të shkaktojë vonesë dhe ngadalësim të trafikut ajror nga aeroporti i Beogradit.

Problemi në kontrollin e sigurisë së aeroportit dyshohet se ka lindur kur pasagjerët që kanë ardhur nga Maqedonia pas uljes kanë hyrë në autobus, i cili gabimisht i ka çuar në portën e gabuar.

Kështu përfunduan në zonën e tranzitit, ku nuk duhej të ishin sepse Maqedonia nuk bën pjesë në grupin e vendeve që kanë lejet e nevojshme për këtë.