Rajon - Botë

Astronauti i parë turk nistet për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Astronauti i parë turk dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit nga Evropa u nisën nga Florida të enjten në një udhëtim në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) në një mision tregtar nga kompania private me bazë në Teksas Axiom Space. Kapsula Crew Dragon e SpaceX, që mbante katër astronautë, u ngrit me një raketë Falcon 9 rreth një orë para perëndimit të diellit nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Cape Canaveral, duke e filluar fluturimin e saj të planifikuar 36-orësh për në laboratorin orbital. Nisja u shfaq drejtpërdrejt në një transmetim në internet.