Avokati serb, Çedomir Stojkoviq bën homazhe te varri i Blerina Jasharit
Avokati i politikanit opozitar serb, Çedomir Stojkoviq ka bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.
Te varri i saj ai ka lënë edhe një mesazh simbolik.
“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet, dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘M’fal’”, thuhet në mesazh.
Stojkoviq e pati paralajmëruar një ditë më herët se do të shkojë të vendosë lule te varri i 7-vjeçares e cila u vra krah anëtarëve të tjerë të familjes Jashari nga forcat e armatosura serbe në vitin 1998.
Lexo më shumë Gjykata Kushtetuese vendos sot mbi marrëveshjen Itali -Shqipëri për emigrantët
Ai ka shkruar se pas këtij veprimi do të dorëzohej tek autoritetet e Beogradit për t’i sfiduar “që të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri anti-evropian, anti-civilizim dhe vandal, sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptarë dënohet me rrahje dhe burg”.
Sanduloviq ishte arrestuar dhe ka pretenduar se është rrahur nga shërbimi sekret serb pikërisht për këtë arsye. Në fletarrestin ndaj tij thuhej se ai kishte nxitur urrejtje kombëtare, racore e fetare, duke e përmendur rastin kur ai pati bërë homazhe te varrezat e Jasharëve.