Për qejf të Liderit le të plasin të gjithë, bile edhe familjarët!!!
Shkruan: Ejup Berisha
Sot gjithçka sillet rreth Liderit apo Liderëve. Këta jane bërë qendrat e gravitacionit rreth te cilëve sillen jo vetemse njerezit por edhe bota në përgjithësi. Ja ku është lideri, O Lider, Lideri tha kështu ai tha ashtu, a e pe se çfar bëri Lideri, Lideri im është më i miri, më i zoti, më i mençuri apo dhe më trimi, dhe Rroftë Lideri. Liderët sot tepër janë involvuar në jetën shoqërore dhe shtetërore këta pra janë tepër prezent edhe në jetët private të njerëze saqë ata të fundit po paten mundësi do ti merrnin për ti bërë pjesë të familjeve të tyre. Sot në fakt njerëzit liderët edhe i ndjenjë si pjesë të pandashme të familjeve te tyre pasiqë më tepër flasin për ta sesa për prindërit, vellezë rit, motrat, gratë, femijët por dhe me të afërmit e tyre. Kjo ka krijuar situatë ku Liderët janë bërë jo vetëm pengues por edhe rrezikues të të drejtave por edhe të lirive të individëve. Me këtë Liderëve u është dhënë mundësia që ti nënshtrojnë plotësishtë
jo vetëmse individët por edhe kombet në tërësi. Këta edhe ja kanë arritur këtij qëllimi pasiqë sot liderët kane nënshtruar dhe okupuar gjithçka që u del përpara, këta në shkallë tëfundit siç thashe edhe më lartë edhe kombet në tërësi i kanë nënshtruar që është e pa-arsyeshme dhe e palejueshme. Këta pra edhe këto i kanë bërë prona të tyre pasiqë bëjnë çtë duan me to dhe nuk i japin llogari askuj brenda kombit. E Liderët e vërtetë dhe të realtë gjithmonë duhet ti nënshtrohen kombeve të tyre kur të njëjtët ndodhen para shpirtit dhe frymës së tij. A e dini pse sepse shpirti dhe fryma kombëtare përher duhet të jenë më
të rëndësishëm dhe më primar se individët qofshin ata njerëz të rëndomtë apo dhe lider. E këta liderët duhet të ngriten mbi kombin vetëmse kur duhet që atë ta udhëheqin realisht
në rrugën e zhvillimit dhe të përparimit të drejtë e të mbarë.Liderët tërë kohës duhet të mendojnë për kombin e vet e kombi për liderët duhet të mendon vetëm atëherë pasi këta të kenë menduar disaherë më tepër se kombi që ka menduar për ta. Disa individ bëhen Liderë duke bërë diçka të mençur, të duhur, të qëlluar dhe të domosdoshme
për kombet e tyre. E disa individ të tjerë e kane mundesine qe te trajtohen si Lider edhe nëse si plotesojne as kushtet elementare që
të jenë të tillë.
Lider i vërtetë pra bëhesh nëse ke bërë shumë vepra te mira dhe ke dhënë kontribut të jashtzakonshëm
për te mirat e pjestarëve të kombit të cilit i takon. Lideri apo ai i cili don ta meriton këtë pozicion duhet të bën shumë punë dhe vepra të mira dhe të lodhet tepër shumë me veprime dhe angazhime për të mirën dhe për mbarvajtjen e punëve të pjestarëve të kombit. Lideri i mire tërë jeten e vet ia perkushton kombit ky nuk ka kohe ti perkushtohet vetvetes sepse përparsi gjithmonë i jep kombit, ndërsa lideri jo i mirë jetën ia përkushton vetëmse vetes së tij, pra ky nuk e ndjen aspak për obligim që ti përkushtohet kombit. Lideri i vërtetë tërë kohës bën sakrifica shumë të mëdha dhe kolosale për kombin e vet ndërsa
ai lloji tjetër i liderëve e sakrifikon kombin jo vetëmse për nevojat dhe interesat e tij vetanake por edhe për egon si dhe per epshet e tija personale. Lider te tillë sot ka me bollek i kemi edhe ne në mesin e kombit shqiptar, mungon ai lloji tjeter i liderëve pa te cilët kombet nuk mund të ecin përpara, të zhvillohen, të përparohen apo dhe të qëndrojnë në hap me kohën si dhe të identifikohen me trendet civilizuese bashkëkohore.