Maqedoni

Nish: Serbia dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë intensivisht me “Open Ballkanin” edhe në vitin 2024 (Video)

Drejtori i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë së Veriut, Stefan Bogoev sot paradite ka nënshkruar memorandum në Nish me kolegun e tij serb. Në bazë të këtij memorandumi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia bëjnë njohjen reciproke të procesverbaleve për matjen e peshës së kamionëve, që do të thotë se kamionët që janë peshuar në Maqedoninë e veriut nuk do të peshohen edhe në Serbi dhe anasjelltas, transmeton Lideri.mk
Sipas gazetares së Tv Kanal5, memorandum i nënshkruar në Nish është në kuadër të bashkëpunimit të dy vendeve në kuadër të projektit “Open Ballkan” do të reduktojë dukshëm kolonat e kamionëve në vendkalimet kufitare.

Ky memorandum paraqet edhe një shembull se Maqedonia e Veriut kultivon raporte të shkëlqyera me Serbinë, raportte që shpeshherë janë një hap para vendeve tjera. /Lideri