RMV, pak të infektuar me Covid shumë viktima
Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2,955 teste dhe 50 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në:
• Shkup – 27
• Kumanovë – 5
• Prilep – 4
• Gostivar – 3
• Tetovë, Veles, Shtip dhe Kërçovë – nga 2
• Strumicë, Gjevgjeli dhe Vinicë – nga 1.
Gjithsej janë raportuar 18 persona që kanë ndërruar jetë: 8 persona nga Shkupi (63, 67, 69, 72, 72, 77, 80, 88 vjeç), 3 persona nga Tetova (75, 76, 78 vjeç), 2 persona nga Manastiri (84, 88 vjeç) dhe nga një person nga Prilepi (68 vjeç) Kavadari (79 vjeç), Koçani (74 vjeç), Radovishi (80 vjeç) dhe Dibra (55 vjeç).
Janë regjistruar 81 pacientë të rikuperuar në:
• Shkup – 34
• Prilep – 9
• Strumicë – 7
• Kumanovë – 6
• Shtip, Koçanë dhe Krushevë – nga 4
• Radovish dhe Probishtip -nga 3
• Veles dhe Kërçovë – nga 2
• Sveti Nikollë, Dellçevë dhe Vinicë – nga 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 788,300 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155,217, numri i pacientëve të rikuperuar është 147,381, numri i vdekjeve është 5,387 dhe numri i rasteve aktive është 2,449