Tragjedi në Shkup, i riu 28 vjeçar ndërroi jetë pas goditjes nga rryma elektrike
Në një objekt në fshatin Markova Sushica- Shkup, këtë fundjavë është gjetur i vdekur një person me inicialet M.D. (28) nga fshati Elovë, Shkup.
Rasti është raportuar në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup të premten, më 12 janar.
Trupi i pajetë i 28-vjeçarit është dorëzuar për autopsi, pas së cilës është konstatuar se vdekja ka ndodhur si pasojë e goditjes elektrike./KlanMacedonia