Maqedoni

Qeveria hyri në borxh të ri afër 190 milionë euro, përmes dy fletëobligacioneve shtetërore

Maqedonia e Veriut vazhdon të marrë hua. Kësaj radhe me gati 189 milionë euro, nëpërmjet dy fletë obligacioneve të qeverisë pa klauzolë valutore.

Janë emetuar në datën 2 janar dhe prej ditës së djeshme janë të listuara në tregun zyrtar në nënsegmentin e bursës, përcjell INA.

Emetimi i obligacionit të parë shtetëror kap vlerën e 4.380.000.000 denarë ose 71,2 milionë euro. Vlera nominale e secilës obligacion është 10.000 denarë dhe janë emetuar 438.000 letra me vlerë të këtij lloji, të cilat kanë një normë interesi prej 4,55 për qind. Sipas datës së emetimit, data e maturimit është 2 janar 2026.

Vlera e obligacioneve tjera shtetërore pa klauzolë devizore është më e madhe – 7.242.920.000 denarë, përkatësisht 117,7 milionë euro. Edhe 724.292 obligacione të emetuara kanë vlerë nominale prej 10 mijë denarë. Dhe norma e interesit është disi më e lartë dhe arrin në 4.65 për qind. Këto letra me vlerë kanë një datë maturimi më 2 janar 2027.