Maqedoni

Ndërron jetë fëmija dy vjeçar nga Kërçova, arrestohet babai, dyshohet se e ka rrahur

Pas 22 ditësh luftë për jetë, në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë një fëmijë dyvjeçar nga Kërçova, i cili është rrahur nga babai i tij.

Policia dje në Kërçovë ka arrestuar babain e vajzës F.D. (30) nga Kërçova.

Ai dyshohet se më 18.12.2023 në shtëpinë e familjes në Kërçovë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup ku. , më 08.01.2024, ka ndërruar jetë, njofton SPB Ohër.

Në koordinim me prokurorin publik, kundër F.D. do të dorëzohet kallëzim penal.