Dimrat e ftohtë me borë deri një metër karakterizojnë fshatin Bresanë (Video)
Foto Ilustruese
Dimrat e ftohtë e me borë deri në një metër e karakterizonin dikur fshatin Bresanë në rajonin e Opojës nga vendet e tjera të Kosovës.
Sipas rrëfimeve të banorëve, ushqimi për njerëz e bagëti, veshmbathja, lëndët djegëse për ngrohje e gjithçka tjetër siguroheshin gjithmonë para dimrit.
Kjo për shkak se banorët e këtij fshati mbylleshin në shtëpitë e tyre deri në përfundimin e dimrit.
Në vitet e fundit dimri edhe këtu është më i butë.
Banorë i kujtojnë dimrat e ashpër në fshatin Bresanë. Imer Ademi kohën e pandemisë nga Covid-19 e krahason me kohërat kur në fshat binte borë deri një metër.
Bresana njihet si fshati më i madh në rajonin e Opojës. Aktualisht ka 620 shtëpi me mbi 4.200 banorë.
Milazim Garipi, ish-profesor i gjeografisë, tregon pozitën gjeografike të fshatit.
Ai tregon edhe për kuptimin e emrit që e mori fshati e shumëçka që lidhet me të.
Thotë se punësimet dhe ekonomia e vendit kanë bërë që banorët të migrojnë në vendet perëndimore.
Fshatin e vizitojnë turistë nga vende të ndryshme, sidomos gjatë dimrit.
Ademi shtëpizën e tij prej druri e lëshon për familjarë e vizitorë të ndryshëm.
Kryetari i fshatit, Vezir Reshiti, thotë se investitorët më të mëdhenj janë mërgimtarët.
Se mërgata është kontributdhënëse në fshat e dëshmon edhe Xhelal Mehmeti, i cili prej dy dekadash jeton në Vjenë, por shpesh pushimet i bën në vendlindje.
Fshati i ka të zhvilluara zejtarinë, bujqësinë e blegtorinë, ndonëse jo si dikur.