Një pacient 77-vjeçar ka goditur me thikë punonjësin e spitalit në Shkup
Një pacient ka goditur me thikë një punonjëse në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe se Ministria e Brendshme thotë se punonjësi 36-vjeçar ishte goditur me thikë nga një pacient agresiv i moshës 77-vjeçare.
Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e ngjarjes.
Në fillim të muajit të kaluar është sulmuar një mjek në klinikën shtetërore të toksikologjisë, sulmuesi ka ardhur me fëmijën e tij të mitur në klinikë dhe kur mjeku kujdestar i ka thënë se duhet ta çojë fëmijën në Pediatri ku ka edhe toksikolog, ka filluar të godasë ate.
Një incident i ngjashëm është raportuar edhe në muajin shtator, kur një pacient i ri në spitalin e qytetit “Shën Naum Ohri” ka tentuar të sulmojë fizikisht një mjek që ishte në punë dhe ka dëmtuar një tavolinë pune dhe një kompjuter. (INA)