200 autobusë me mërgimtarë ikën këto ditë nga Gostivari
Gazetari Abedin Bilalli nga Gostivari përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur shqetësim për braktisjen masive të vendit.
Ai ka shkruar se këtyre ditëve Gostivari ka ngelur me 11 mijë gostivaras më pak, përcjell INA.
Ja postimi i tij:
“11000 gostivaras më pak për tre ditë. 200 autobusë me bashkëatdhetarë kanë ikur nga Gostivari ditëve të fundit. Një Zot e di se sa ka qenë numri i familajrëve tanë që kanë udhëtuar me aeroplan apo vetura private?!”, ka shkruar gazetari Bilalli, redaktor në TV Globi. (INA)