Georgievski: Traditën e ndezjes së zjarreve për Krishtlindje në Shkup e solli okupimi serb
Ljubço Georgievski, kryetar i VMRO-Partisë Popullore, ndezja e zjarreve për Krishtlindjet ortodokse e zhvlerësojnë Shkupin. Ai beson se tradita është pas pushtimit serb.
“Para 30 vjetësh vetëm në Miçurin është ndezur zjarr, madje më kujtohet kur e kanë ndezur për herë të parë, ndërsa sot po ndizet i gjithë Shkupi, po e zhvlerësojmë Shkupin si kryeqytet. Po e zhvlerësojmë veten si mjedis urban, si një popull. Këtë traditë na e solli pushtimi serb. Sot nuk po ndizet në Beograd, sepse ata shkuan përpara. Dhe ne ende jemi aty ku na lanë!”, ka shkruar Georgievski.
Ai akuzoi edhe dje se ndezja e zjarrit është paganizëm. (INA)