Policia keqtrajton të riun Flamur Alimi nga Kërçova shkaku i plisit që mbante me flamur Kuq e Zi
Keqatrajtohet i riu Flamur Alimi nga qyteti i Kërçovës, aktivist i protestave per rastet e montuara politike.
Në një deklaratë për portalin Lideri.mk, Flamuri thotë se është keqtrajtuar shkaku i plisit që mbante në kokë.
“Arsyetimi i policisë ishte pse mbarja plisin me flamur kuq e zi. Mendoj se edhe pjesëmarrja ime në protestat kundër rasteve të montuara eshte një nga shkaqet”, tha Flamuri për lideri.mk.
Policia ende nuk ka dalë me ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këto akuza./Lideri