Taravari: Kam pasur takime me përfaqësues të LEN-it, dhe disa takime me Ali Ahmetin
I pyetur për koment mbi komunikatën e sotme të Lidhjes Europiane për Ndryshim, ku sërish i bëhet ftesë ASH-së që të bëhet pjesë e opozitës shqiptare, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se ka pasur takime edhe me përfaqësues të LEN-it, por edhe me kreun e BDI-së, por që partia ende nuk ka vendim se si do të garojë në zgjedhje.
“Po, është e vërtet se kam pasur takime me përfaqësues të LEN, dhe disa takime me Ali Ahmetin. Kur të kemi vendim definitiv, e bëjmë publike”, tha Taravari.