Spasovski: Për një javë janë arrestuar 50 persona dhe janë shqiptuar 3.598 dënime
Gjatë javës së kaluar 25.12.2023 – 31.12.2023 janë ndërrmarë masa të përforcuara operative dhe aktivitetet parandaluese në funksion të sigurisë më të madhe të qytetarëve, publikoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
“Janë arrestuar gjithsej rreth 50 persona në baza të ndryshme, për tregti me drogë, prishje të rendit dhe qetësisë publike, qëndrim të padeklaruar në vend, tregti me lëndë piroteknike (rreth 44.000 të sekuestruara), karton të gjelbërt të falsifikuar për automjete dhe armëmbajtje pa leje. Pas masave të ndërmarra nga SPB në të gjithë shtetin si dhe njësia mobile për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë lëshuar 3598 urdhërpagesa për kundërvajtje për shkelje të kryera në komunikacion”, qëndron në statusin e Fejsbukit.
Në javën e fundit të vitit 2023, MPB ka zbatuar dhe 33 aktivitete në fushën e parandalimit.
“Janë realizuar dhe 33 aktivitete parandaluese me temat parandalim të dhunës dhe sigurisë së bashkëmoshatarëve, siguri në komunikacion, siguri të mjeteve motorike, mjete piroteknike dhe mbrojtje nga mjetet piroteknike, tregti dhe përdorim të drogës, përdorim të pajisjeve dimërore, mbrojtje nga piroteknikët, ndalesë të përdorimit të armëve. Vazhdojmë në mënyrë trasparente dhe të përgjegjshme!”, shkruan në statusin në Fejsbukun e ministrit Spasovski.