U zhduk para 6 ditëve, femra 30 vjeçare nga Shkupi kthehet në shtëpi
Pas 6 ditësh është kthyer në shtëpinë e saj 30-vjeçarja e zhdukur nga Shkupi, transmeton Lideri.mk.
“Më datë 01.01.2024 në ora 21.21 në Komisariatin e Policisë Karposh, M.D.(66) ka raportuar se është kthyer në shtëpi vajza e tij B.D.(30), të cilën me datë 27.12.2023 e ka raportuar se është larguar nga shtëpia”, njofton MPB./Lideri