Rajon - Botë

Polici vret gruan shqiptare, dy fëmijët dhe më pas veten! Tragjedi në New York

Një tragjedi ka ndodhur në New York të SHBA pak para ndërrimit të vitit, ku 4 anëtarët e familjes Morgan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre në Clarkstown.

Policia vendase raportoi të shtunën se rreshteri i policisë, Watson Morgan, 49 vjeç, vrau gruan e tij, shqiptaren Ornela Rora 43 vjeç dhe djemtë Liam 10 vjeç dhe Gabriel 12 vjeç, më pas vrau dhe veten.

Të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri, tha policia dhe të gjithë u shpallën të vdekur në vendngjarje. Ndërsa, hetuesit gjetën një pistoletë në shtëpi.

Departamenti i Policisë Clarkstown njoftoi se hetimet do të vazhdojnë dhe kushdo që ka informacion në lidhje me këtë tragjedi i kërkohet t’ia tregojë policisë./abcnews.al