Maqedoni

Rasti i foshnjës me lëndim në krah: Drejtoresha e Klinikës tregon detajet

Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji në Shkup, Viktorija Jovanovska tha se foshnja e cila ka pësuar lëndim në krahun e majtë gjatë lindjes me prerje cezariane më 30 dhjetor është në gjendje të mirë dhe se bëhet fjalë për lëndime të lehtë. Ajo tashmë është takuar me familjen e vogëlushit për të sqaruar në detaje situatën. Ajo bëri të ditur se në kuadër të klinikës është formuar një komision që ka shqyrtuar anamnezën dhe fillimisht ka vlerësuar se nuk ka pasur ndonjë gabim mjekësor. Ndërkohë, komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë pritet të hetojë rastin.

Ndërkohë prindërit e vogëlushit vazhdojnë të kërkojnë përgjigje nga Gjinekologia. Babai i saj ka deklaruar për TV Telma se klinika ka tentuar ta mbulojë rastin dhe se ai dhe nëna nuk janë informuar për atë që ka ndodhur gjatë lindjes. Sipas babait, krahu i foshnjës tashmë është në gips, por është bërë shumë vonë sepse ka lindur më 30 dhjetor. Edhe Klinika Gjinekologjike njoftoi se nëna dhe foshnja pritet të lirohen nesër në shtëpi.