Kurti mbledh në Prishtinë Taravarin, Mexhitin, Gashin e Kasamin
Kryeministri dhe kyetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje në Prishtinë ka mbledhur kryetarët e Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN), dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët(ASH), Arben Taravari, bën të ditur TV21.
Kurti në takimin me Arben Taravarin, Izet Mexhitin, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin, kanë diskutuar për bashkëpunimin e mundshëm mes oppzitës dhe ASH-së.
Kujtojmë se përfaqësuesi i LVV-së në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, tashmë ka njoftuar se partia e Kurtit do të mbështes opozitën shqiptare në RMV, ku në zgjedhjet e ardhshme pritet që në listë të opozitës të ketë edhe figura të LVV-së. Nga ana tjetër ASH pritet të merr vendim në Kuvendin Qëndror, nëse do të garojë në zgjedhje bashkë me opozitën, vetëm, apo në koalicion me Frontin Europian.