Maqedoni

Kasami: Përfundimisht, Tetova do të bëhet qytet europian

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar se shumë shpejt Tetova do të bëhet qytet europian, duke numëruar edhe të gjitha projektet tjera të cilat janë realizuar gjatë vitit 2023.

Kasami përmendi edhe disa rrugë të rëndësishme të cilat janë asfaltuar.

“Brenda vitit 2023 në përmirësimin e infrastrukturës së qytetit janë investuar gati 5 milion euro, pra në asflatimin e rrugëve, përmirësimin e rrugëve infrastrukturore, ujësjellës dhe gjithçka që ka të bëjë me shërbimet që u ofrojmë qytetarëve. Gjatë këtij viti ne arritëm të përmbyllim me sukses të marrveshjes së partneritetit privato-publik, me një kompani sllovene me kapital austriak me çka nga janari Tetova do të jetë një qytet në grupin e qyteteve europiane sa i përket pastërtisë dhe menaxhimit me mbeturina”, tha Kasami.