Me çfarë mandati dhe legjitimiteti do ti udheheqë z.Kovaçevski bisedimet dhe aktivitetet për formimin e Frontit Evropian pas 28 janarit?
Ejup Berisha
Kryeministri në largim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevksi ka paralajmëruar se do ti fillon bisedimet për formimin e frontit Për Europe, me të cilin do të tentohet që rreth tij të tubohen të gjithe ato subjekte politike dhe jopolitike të cilat e përkrahin idenë për antarsimin e RMV-së në Bashkimin Europjan. Deri këtu gjithçka është në rregull pasiqë edhe unë e perkrah dhe e përshëndes idenë e formimit të një fronti të tillë Për Europë. Le të ketë këso fronti sepse fuqishëm e kamë perkrahur e përkrah dhe do ta përkrah gjithmonë jo vetëm idenë e antarsimit të vendit tonë në BE por gjithashtu fuqishëm e dëshiroj edhe antarsimin e plote dhe sa më
të shpejtë të tij në kuadër të familjes së madhe europjane. Por e pyes veten se kush jamë unë.Miku im më
i miri Iseni përher ma rikujton këtë thënie dhe i njëjti këtë ma thotë në mënyrë simbolike dhe me humor duke me thënë Citoj ‘
“Gjithmonë
Dija hallin vetes djalo”. Une pra e di kush jamë, jamë qytetar i rëndomtë që mund ti bëj qejf vetes sa të dua
se jamë dikushi por si individ për te marrë vendime dhe për të bërë veprime në skenën politike tash për tash unë nuk jamë
ndonjë faktorë real. Edhe Kryeministri në largim Dimitar Kovaçevski a e pyet veten se kush do të jetë pas 28 janarit kur do ta braktis postin e të parit të Qeverisë. Ky pra kur do të zëvendesohet nga Kryeministri i ri teknik do të jetë vetëm një ish Kryeministër në
mesin e dhjetëra sa i ka pasur Republika e Maqedonisë në gati 33 vitet e pavarsisë nga ish Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Prandaj Kryeministrin në largim Kovaçevski e pyes jo se me çfar mandati do ti fillon bisedimet për formimin e frontit të gjërë Për Europë por se me çfar mandati do ti vazhdon ai ato bisedime për formimin e frontit në fjalë kur më nuk do të jetë Kryeministër i Qeverisë. Me sa e dimë ne Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është Mbretëri absolute apo e trashëgueshmeku edhe po nuk pate post me legjitimitet në të mund të veprosh në emër të
familjes mbretë
rore me pajtimin e saj sepse je anëtar i familjes. Në familjen mbreterore me aminin dhe me vullnetin e Baba mbretit antarët e saj mund lirshëm jo vetëm te inicojne ide e të ngrisin nisma të ndryshme por ata mund edhe të veprojnë plotësishtë dhe lirshëm për jetesimin e tyre por në një Republike parlamentare kjo nuk është e mundur flas për realizimin e projekteve nga persona zyrtarë. Maqedonia e Veriut përsëris
është Republikë parlamentare dhe demokratike dhe nëse dikush në të don të bën dicka zyrtarishtë në ambientin politik në emër të shtetit,të Qeverisë dhe të qytetarëve i njëjti duhet të kërkon mandat përmes prezentimit në zgjedhje të cilat pas kumtimit të rezultateve zgjedhore atij duhet ti sigurojnë legjitimitet dhe legalitet për të vepruar politikisht. Pra kjo i mundësohet gjthkuj që merr pjesë në zgjedhje garon dhe
fiton në to. Legjitimiteti dhe legaliteti i tanishëm i Kryeministrit në largim nuk janë
të kontestueshë
m për ndërmarrjen e veprimit ne fjalë apo për formimin e Frontit për Europë por këto do të kontestohen pas 28 janarit kur do të zgjidhet Qeveria e re teknike ku Kryeministër nuk do te jetë më Kovaçevski por Talat Xheferi. Atehër legalitet dhe legjitimitet për të vepruar do te këtë Qeveria e re teknike bashkë me shefin e saj të ri. Prandaj nisma për formimin e frontit Për Europë duheshte ti takonte Kryeministrit të ri e jo Kryeministrit në largim. Apo pozicioni roli dhe funkcionet e Kryeministrit të
ri janë ideuar dhe disejnuar të jenë si ato të një Kryeministri me përgjegjsi të kufizuara.