Maqedoni

Shkup, mjekja ia pret gishtin e madh foshnjës së posalindur

10 ditë më parë foshnjës së porsalindur i ka humbur një pjesë e gishtit në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, pasi një mјеk e ka lënduar aksidentalisht dhe është suspenduar për ngjarjen e rëndë.

Nga Klinika për Gjinekologji Obstrekikë ​​e kanë konfirmuar informacionet që kanë dalë.

– Një incident fatkeq ka ndodhur në repartin për të porsalindur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstretikë – Shkup, kur një mjek aksidentalisht ka prerë një pjesë të gishtit të madh të foshnjës gjatë daljes së një të porsalinduri. Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi – njoftojmë nga Klinika.

Nga aty shtojnë se motra medicinale është suspenduar.

Siç informojnë nga Klinika, i është dorëzuar Komisionit Disiplinor.

– Ajo është dënuar me masën maksimale të dënimit sipas Ligjit për kujdesin shëndetësor, si dhe me ndërrim të vendit të punës – informojnë nga Klinika për Gjinekologji dhe Obstretikë.